LAJMI I FUNDIT:

10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

10 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 10 raste të reja me coronavirus.

Gjatë kësaj periudhe bëhet e ditur se janë kryer 189 testime.


Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërkaq janë shëruar 19 qytetarë.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 55. /Telegrafi/