Drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, Susan Flocken, duke folur për grevën në arsimin e Kosovës, ka thënë se kërkesat e mësimdhënësve duhet të dëgjohen, pasi që greva është mjeti i fundit që mund të përdoret.
“Ne duhet të jemi të qartë se greva është gjithmonë mjeti i fundit qe sindikatat duhet të kërkojnë, ato duhet të përpiqen për dialog, ka shumë alternativa tjera që mund të përdorësh në bisedime me Qeverinë, në bisedime me autoritetet, para se te shkosh në greva, pra nënkupton se është me të vërtetë mjeti i fundit, opsioni i fundit për te shkuar në grevë dhe mësuesit kanë vërtetë kërkesa serioze, ata duan te dëgjohen, duan të marrin një përgjigje nga Qeveria”, ka thënë Flocken në një intervistë për Klan Kosova.
Flocken tha se është në duar të SBAShK-ut të vendosin nëse duan të vazhdojnë me grevë apo ta ndalin.
“Mendoj se ajo që sindikata dëshiron të arrij tani në këtë situatë, është në dorën e anëtarësisë, ata duhet te vendosin se çfarë duan të bëjnë tani, si duan të vazhdojnë. Është e qartë se nuk ka pasur lëvizje sa i përket kërkesës për pagë më të lartë që kanë parashtruar, ka pasur arritje tjera në kërkesa tjera, kështu që mbetet në union të vendos si duan të ecin tutje, është shumë e qarte për ta gjithashtu se nuk kanë parashikuar qe do të shkojnë në një grevë të gjatë, por janë shume te vendosur në synimet e tyre, në kërkesat që kanë, kështu që është në dorën e tyre te vendosin se cilat do të jenë hapat e radhës në situatën e krijuar”.
Tutje drejtoresha e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë tha se në Kosovë rregullorja e qartëson se paga e mësuesit duhet te vazhdohet edhe përgjatë grevës.
“Është një e drejtë, Qeveria duhet të ndjekë legjislacionin në fuqi, natyrisht”.
E pyetur për qasjen e akterëve tjerë ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, Flocken tha se Qeveria duhet të sigurojë që të drejtat e sindikatave të respektohen, në mënyrë që lidershipi i tyre të mund te kryej punën pa u penguar.
“Është e papranueshme që dhuna fizike të përdoret kundër krerëve apo sindikalistëve në përgjithësi”.
Për zgjidhje të situatës, Flocken rekomandoi që në bisedime të përfshihet një palë e tretë.
“Zakonisht kur të dyja palët nuk mund te pikëtakohen, ajo qe arrihet është një procedurë e zbutjes qe vihet ne vend, kështu që duhet të kesh një palë të tretë, person të tretë, për të negociuar mes të dyja palëve, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje”, ka thënë ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova