LAJMI I FUNDIT:

Në internet plasin shakatë me vathët e Kim Kardashianit në formën e kartës së kreditit

Në internet plasin shakatë me vathët e Kim Kardashianit në formën e kartës së kreditit

Kim Kardashian është tallur për vendosjen e vathëve “Balenciaga” në vlerë prej 425 dollarësh, të cilët dukeshin si karta krediti që i vareshin nga koka.

41-vjeçarja i veshi ato teksa mbërriti në xhirimet dhe për paraqitjen aktuale në “Good Morning America” në New York të martën, shkruan DailyMail.

Shumë veta u lajmëruan në rrjetet sociale për tu tallur me aksesorët e çuditshëm, ndërsa njëri shkroi në Twitter: “Çfarë dreqin po vënë Kim Kardashian në veshët e saj? Kartat e kreditit? A janë të aktivizuara për pagesa pa kontakt?”.


“A troket ajo për të paguar me kokën e saj në terminalin e pagesave? Si funksionon kjo?”, shkroi një tjetër.

Një postim ndryshe ishte i pamëshirshëm teksa shkruhej: “Kim Kardashian vesh vathë tmerrësisht të shëmtuar për t’i mbajtur njerëzit që të mos i shikojnë flokët e saj mizorisht të shëmtuar”.

Në daljen aktuale ku vuri vathët e çuditshëm, Kim shfaqi trupin e saj të zbukuruar në palestër në një bluzë të zezë me qafë polo, e cila përmbante një palë doreza të bashkangjitura në një mënyrë tipike të çuditshme.

Nëna e katër fëmijëve Kim kishte veshur një palë pantallona të markës “Balenciaga” me stampa tigri me çizme, ndërsa mbante në dorë një çantë me pendë të zeza.

Kim i lidhi flokët e saj bionde në një bisht të hijshëm dhe e zgjeroi lëkurën e saj të përsosur me një shtresë grimi.

Kjo paraqitje e Kimit vjen pasi u raportua se ajo kishte blerë një shtëpi të re në Kaliforninë Jugore.

Blerja e re është rreth 14 milje larg nga shtëpia që ish-bashkëshorti i saj Kanye West, 45 vjeç, bleu kohët e fundit për 57 milionë dollarë në enklavën ekskluzive bregdetare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Drenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut

Magazina
Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten

Magazina
Pasi i thotë

Pasi i thotë "Jam vajzë", Aldo debaton me Gjestin: Te tualeti i vajzave futesh? Hajde të ta shoh pak

Magazina
Jozi e zgjon Gjestin nga gjumi, ia tërheq jorganin dhe e ngacmon vazhdimisht

Jozi e zgjon Gjestin nga gjumi, ia tërheq jorganin dhe e ngacmon vazhdimisht

Magazina
Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Jozi dhe Loredana shkëmbejnë puthjen e parë në buzë, momenti kur Gjesti i ndërpret

Magazina

"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë

Magazina
Kalo në kategori