LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Arsimit në Maqedoni: Nuk do të mbyllen shkollat

Ministria e Arsimit në Maqedoni: Nuk do të mbyllen shkollat

Qeveria do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë që procesi edukativo arsimor të mos dëmtohet për shkak të krizës energjetike. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha për Alsat Institucionet punojnë që mësimi me prezencë fizike të mos ndërpritet. Ai tha se në Ministrinë e Arsimit nuk ka arritur asnjë kërkesë nga krerët e komunave për riorganizim të vitit shkollor. Këtë të fundit tashmë e kanë kërkuar kryetarët e komunave të Pollogut me sqarimin që pushimi dimëror të zgjatet ndërsa viti shkollor të vazhdojë në qershor. Gjithashtu, viti i ri shkollor mos të nis në 1 shtator por më 15 gusht.

“Do të bëhet një analizë të treguesve financiar, një analizë të treguesve të buxhetit, një analizë të shfrytëzimit të mjeteve të buxhetit. Të gjithë punojmë për këtë gjë por përsëri do të vazhdoj ta them se shumë është e rëndësishme që mësimi të jetë me prezencë fizike, nxënësit të jenë me prezencë fizike dhe ne të tjerët të bëjmë gjithçka që mësimi sa më gjatë të jetë me prezencë fizike”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit dhe Shkencës.

Ministri i Arsimit Shaqiri mohoi deklaratën e kreut të Tetovës Bilall Kasami i cili në emisionin 200 tha se nxënësve tetovarë të arsimit fillor u mungojnë mbi 35 mijë libra.


“Informatat të cilat i kam, për momentin në Tetovë mungojnë 35 mijë libra vetëm në shkollat fillore, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Ne kërkojmë nga Qeveria që nëse në një periudhë të arsyeshme nuk siguron libra për këta nxënës ne do të gjejmë mënyra se si nxënësit do ti pajisim me libra”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Tetovës.

“Ekziston në ministrinë tonë i gjithë raporti i dorëzuar sa materiale janë dorëzuar në Komunën e Tetovës, aq sa ka pasur të paraqitur nxënës në procesin dhe që ka kërkuar shkolla, për klasën e parë, të dytë, të katërt dhe të pestë. Për atë që ka thënë kryetari Komunës, do ti kisha kërkuar që përveç që të diskutojmë në debate televizive ose opinione kur japim të dhëna, fakte, ti dorëzojmë këto të dhëna në Ministri, për cilat lëndë dhe për cilat klasë”, tha Jeton Shaqiri, ministër I Arsimit.

Për mungesën e librave ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Partia të cilën e drejton Taravari akuzoi Ministrinë e Arsimit si të papërgjegjshme dhe totalisht e papërgatitur për t’i furnizuar me libra nxënësit pavarësisht se po kalon java e tretë e vitit shkollor. Gjithashtu, nga ASH thanë se ato libra që i posedojnë nxënësit janë thuajse tërësisht të shkatërruara.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori