LAJMI I FUNDIT:

Mediat britanike pasqyrojnë mbytjen e turistes në Sarandë, dalin detaje rreth ngjarjes

Mediat britanike pasqyrojnë mbytjen e turistes në Sarandë, dalin detaje rreth ngjarjes

Mediat britanike e kanë pasqyruar gjerësisht lajmin e vdekjes së një turisteje angleze në brigjet shqiptare.

Ajo është Rebecca Gannon, 29 vjeçe, e cila ndërroi jetë të hënën në vendin e quajtur “Vapori i mbytur” në Sarandë pasi u mbyt gjatë një ekspedite zhytjeje.


Sipas asaj që shkruajnë mediat, 29-vjeçarja ishte së bashku me të dashurin në këtë ekspeditë.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç. Policia njoftoi një ditë më parë se 45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Daily Mail ka shkruar se i dashuri i saj, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka qenë dëshmitar i kësaj tragjedie. Zhytësit që kanë qenë të pranishëm janë përpjekur që ta shpëtojnë të renë. Por çdo gjë ka qenë e kotë.

“Në të vërtetë nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe po presim policinë që të mbarojë hetimin. Vajza britanike që vdiq ishte së bashku me të dashurin. Të dy kishin certifikata PADI për zhytjeje në ujëra të hapura kështu që ishin të kualifikuar për t’u zhytur me ne. Ajo qëndroi në ujë për 10 minuta dhe më pas hasi vështirësi. Më parë ka pasur një problem me rregulluesin e oksigjenit, por u ndërrua dhe po punonte shumë mirë. Gjëja e radhës që dimë është që Saimiri e pikasi që ajo kishte probleme dhe u zhyt për ta shpëtuar. Ai bëri gjithçka që mundej për ta çuar në sipërfaqe. Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i trishtuar nga kjo ngjarje. Thjesht nuk e dimë çfarë ndodhi”, tha Gerta Brozi e cila ishte me grupin e zhytësve.

Brozi ka thënë për median britanike se vendi i zhytjes nuk ishte shumë i vështirë dhe se për rastin po pritet autopsia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

​Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel - por a do të ndodhë një i tillë?

Politikë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij

Lajme
Kalo në kategori