Duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen, kryeministri Albin Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë zëvendësdrejtorit menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li.
Gjatë takimit u theksua se gjatë këtij viti, pavarësisht nga indikatorët pozitiv, mjedisi ekonomik është i rrethuar me rreziqet si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.
“Rritja e çmimeve ndërkombëtare për shkak të konfliktit si dhe mosbalancimit ndërmjet ofertës dhe kërkesës pas heqjes së kufizimeve të lidhura me pandeminë, kanë çuar në një rritje progresive të inflacionit kudo, edhe në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kurti theksoi se rritjen ekonomike të vitit të kaluar, prej 10.7%, “e kemi kthyer te qytetarët, me masa mbështetëse për familjet dhe bizneset e cenueshme, shtesa në paga për punëtorët, mbështetje për punësim si dhe shtesa për fëmijë e lehona”.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Bo Li përgëzoi Qeverinë për ndërmarrjen e masave në kohë të duhur, për të zvogëluar ndikimin te qytetarët të krizës së trefishtë me të cilën po përballet Evropa dhe për të ruajtur stabilitetin makro-fiskal.
“Ai e vlerësoi si të mençur vendimin e Qeverisë për moslejimin e tërheqjes së fondeve pensionale nga Trusti, që do të minonte sistemin pensional”.
“U potencua se në qershor u bë një rishikim i jashtëzakonshëm i buxhetit të vitit 2022, për të akomoduar një pako prej 150 milionë eurosh për mbështetje direkte për qytetarët, që synon të mbrojë familjet dhe bizneset nga ndikimi i drejtpërdrejtë i rritjes së çmimeve dhe si vazhdim i masave të parashikuara në Pakon e Ringjalljes Ekonomike”.
“U bisedua edhe për krizën energjetike, që po prekë edhe Kosovën, sikurse pjesën më të madhe të botës, ndërsa u veçuan masat e ndërmarra nga Qeveria për kursim dhe subvencionim të energjisë elektrike”.
Duke vlerësuar mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë përmes projekteve dhe mbështetjes buxhetore, Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati theksuan se mirëpresin përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar për mbështetje me likuiditet në rast nevoje, për të tejkaluar sfidat që ka Kosova përballë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova