LAJMI I FUNDIT:

Për 20 ditë “merimanga” në Tetovë ka larguar 299 automjete

Për 20 ditë “merimanga” në Tetovë ka larguar 299 automjete

Këtë muaj (shtator), Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë ka intensifikuar dukshëm aktivitetet për vendosjen e rregullit dhe sigurisë më të madhe me parkingjet në qytet.

Vetëm të hënën janë sanksionuar gjithsej 28 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme të cilat janë marrë nga “Shërbimi komunal i merimangës” së Tetovës, ose nga fillimi i shtatorit deri më tani 266 automjete. Numri më i madh i automjeteve të sanksionuara ka qenë në zonën qendrore të qytetit, në rrugët “Ilindenit”, “Iliria”, “JNA”, “Jane Sandanski” dhe të tjera.

Bëhet fjalë më së shumti për mjete të lëna në të ashtuquajturat “rreshta të dyfishta”, në zonën e kryqëzimeve, në trotuare, në gjelbërim apo në vende të tjera të ndaluara.


Aktivitete të tilla do të vazhdojnë me intensitet të pashuar edhe në periudhën në vijim, duke përmendur se për të gjithë drejtuesit e automjeteve të parkuar gabimisht janë përgatitur edhe parashtresat e parapara me ligj, ndërsa gjobat për këtë lloj shkeljeje rrugore, rikujtojmë edhe një herë se variojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë. Qëllimi është që të sigurohet lëvizja e qetë dhe e sigurt e të gjithë pjesëmarrësve të trafikut rrugorë në qytet dhe veçanërisht përreth shkollave dhe institucioneve tjera publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori