Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një letër drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj i cili është ndërmjetësues ndërmjet palëve, ka treguar kërkesat e reja të tyre për fillimin e mësimit.
Në këtë letër Jashari ka kërkuar që nga janari i vitit 2023 të ketë rritje prej 10 për qind të pagës për mësimdhënësit.
Ndërkohë deri në janar, mësimdhënësit sikurse edhe shërbyesit tjerë publik duhet të marrin shtesat prej 50 eurove që i ka premtuar Kurti me pakon e re mbështetëse.
Në pikën dy të kërkesës së SBASHK-ut, kërkohet që të ndryshohet ligji për Skemat Pensionale, kushti 15 vite përvojë punë dhe pika tre që deri në fund të vitit 2022 të fillojë së zbatuari Ligji për sigurime shëndetësore nga viti 2023.
“Deri në fund të vitit 2022 të miratohet plotësim ndryshimi i Ligjit për sigurime shëndetësore ose në të kundërtën të fillojë zbatimi i ligjit aktual i sigurimeve shëndetësore i vitit 2022”, thuhet në fund të pikës së tretë të letrës së SBASHK-ut.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka njoftuar se ka pranuar një letër nga SBASHK-u, lidhur me qëndrimet e kësaj sindikate për dalje nga situata. Por, kreu i këtij institucion përërit se do të angazhohet në përafrimin e palëve në gjetjen e zgjidhjes, në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.
Qelaj, përmes një komunikate ka reaguar sërish, duke thënë se “në kuadër të angazhimit si ndërmjetësues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, sot ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë”.
“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus”, thotë Avokati i Popullit, transemton Telegrafi.
“Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftim
Ndryshe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) Rrahman Jasharaj, njëherësh përfaqësues i Këshillit Grevistë ka thënë sot se Avokati i Popullit duhet të jetë i barabartë me të gjitha palët dhe mos ta vë në “spikamë” të drejtën e fëmijëve për shkollim.
“Uroj që Avokati ta shoh shkresën e SBASHK-ut, dhe ta analizojë mirë, e jo të ndalet te njëra palë. Uroj që Avokati në të ardhmen, pasi është Avokat i Popullit, mos ta vejë në ‘spikamë’ të drejtën e fëmijëve për shkollim ne nuk ua mohojmë, se në Kushtetutë mohimi është ndryshe…”, ka thënë Jasharaj /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova