LAJMI I FUNDIT:

Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve në Dubrovnik dhe dërgohet në spital

Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve në Dubrovnik dhe dërgohet në spital
(Foto: Elle)

Aktorja hollivudiane, Kate Winslet, ka mbërritur në Kroaci ku po xhiron filmin e saj të ri, por sot (e diel) është parë para spitalit në Dubrovnik ku ka përfunduar për shkak të lëndimeve në xhirime.

Fituesja e çmimit Oscar, një nga rolet më të paharrueshme të të cilës është në filmin “Titanic”, është dërguar me furgon, ndërsa me të kanë shkuar edhe disa persona.


Siç ka raportuar e Dubrovacki dnevnik, e cila ka shpërndarë edhe fotografi të aktores, Winslet e ka lënduar këmbën.

(Foto: Dubrovacki dnevnik)

Këto janë fotot e para të saj të realizuara në Kroaci pasi u bë e ditur se aktorja do të xhirojë një film pranë këtij destinacioni turistik.

U takua me Leonardo DiCaprion pas një kohe të gjatë, Kate Winslet thotë se nuk mund t’i ndalte lotët
Lexo po ashtu U takua me Leonardo DiCaprion pas një kohe të gjatë, Kate Winslet thotë se nuk mund t’i ndalte lotët

Në xhirimet me Winslet janë edhe aktorët Jude Law e Marion Cotillard, ndërsa është fjala për një film, historia e të cilit sillet rreth Lee Miller, fotografes legjendare të revistës Vogue, e cili portretizohet nga Kate.

(Foto: Dubrovacki dnevnik)

Krahas britanikes, e cila ka udhëtuar në Kroaci për punë, këtë vit ky vend është vizituar nga yje të shumtë të njohur, të cilët kanë shijuar pushimet atje. Disa prej tyre janë Beyonce, Kylie Minogue, Chris Rock, Matthew McConaughey, Woody Harrelson e të tjerë. /Telegrafi/

(Foto: Dubrovacki dnevnik)

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Kalo në kategori