LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Sot u zgjodha U.D Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, nga Kuvendi partiak dolëm të bashkuar dhe të unifikuar

Taravari: Sot u zgjodha U.D Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, nga Kuvendi partiak dolëm të bashkuar dhe të unifikuar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka informuar opinionin se sot është zgjdhur U.D Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Taravari poashtu ka informuar se këtë pozitë do ta gëzoi deri në Kongresin e ardhshëm partiak.

Statusi i plotë:


Të nderuar aktivist të Aleancës për Shqiptarët,

Ashtu siç edhe jeni të njoftuar, sot në Kuvendin e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, u zgjodha U.D Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, deri në kongresin e ardhshëm që është caktuar për 17 dhjetor të këtij viti.
Me rëndësi të jashtëzakonshme për ne është që nga ky Kuvend dhe pas këtij debati të gjatë dolëm të bashkuar dhe të unifikuar, bashkë me deputetët dhe të gjithë antarësinë të vazhdojmë më tutje të jemi shpresa e shqiptarëve për ta bërë ndryshimin.
Të gjithë të bashkuar për një qëllim, ndryshimin!

Kujtojmë se më 21 gusht të këtij viti, Ziadin Sela dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë mandat.

Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç tha ai sipas statutit këtë të drejtë e ka vetëm dy herë.