Khabane “Khaby” Lame së fundmi u bë personi më i ndjekur në TikTok, tani me 149.5 milionë fansa dhe 2.4 miliardë pëlqime në platformë, por ai tashmë po mendon për lëvizjen e tij të radhës.
Në një intervistë për Fortune, Lame, 22 vjeç, zbuloi se i ka kushtuar shumë kohë mësimit të anglishtes duke parë filma vizatimorë dhe filma amerikanë, si dhe duke kaluar një orë çdo ditë duke punuar me një mësues.
Lame i cili nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë aktor, tha për TMZ në fillim të këtij viti, se qëllimi i tij përfundimtar do të ishte të luante në një film së bashku me Will Smith.
“Ai filloi të ëndërronte të bëhej aktor pasi pa “The Fresh Prince of Bel-Air “, ka deklaruar Lame, përmes menaxherit të tij.
“Qëllimi i tij është të jetë në një film, me shpresë, një ditë të luaj me Will”, ka thënë ai.
Derisa të vijë ajo ditë, Lame do të vazhdojë të jetojë mjaft mirë përmes TikTok-ut.
Ai fitoi 450,000 dollarë (451 mijë euro) përmes partneritetit të tij me Hugo Boss, i cili e përfshiu atë duke ecur gjatë shfaqjes së Javës së Modës në Milano dhe duke postuar në lidhje me të në internet.
Lame shqyrtoi një kontratë me një studio të madhe të Hollywoodit ku thuhet se ai do të merrte 750,000 dollarë (752 mijë euro) për një klip të vetëm.
Khaby vlerësohet të fitojë rreth 10 milionë dollarë këtë vit.
Lame, prindërit e tij dhe tre vëllezërit e motrat emigruan në Itali nga Senegali në vitin 2001. Ai iu bashkua TikTok në 2020 pasi humbi punën si punëtor makinerie fabrike për shkak të pandemisë.
Sipas CBS News, ai u bë zyrtarisht shtetas i Italisë muajin e kaluar.
“Jam shumë krenar. Edhe më parë jam ndjerë italian, sepse kam jetuar gjithmonë këtu. Ndjej një ndjenjë të madhe përgjegjësie për betimin që bëra. Këto nuk janë vetëm fjalë”, tha ai pas ceremonisë së nënshtetësisë. /Telegrafi/
@khaby.lame Ficou muito simples ??? (It was easy!) ??? #learnfromkhaby #learnontiktok @TikTok @tiktok creators ♬ original sound – Khabane lame
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“A po don një copë bukë, bubi i vogël?” – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin
“E bleu çmimin, shantazhuan organizatorët” – dalin teori konspirative pasi Beyonce fitoi ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards
Banorët ndjekin klipin – momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze