LAJMI I FUNDIT:

Talebanët postojnë pamje të ekzekutimit të të burgosurve, sipas “stilit të ISIS-it” – për të ngjallur frikë tek ata që “kundërshtojnë regjimin e tyre”

Talebanët postojnë pamje të ekzekutimit të të burgosurve, sipas “stilit të ISIS-it” – për të ngjallur frikë tek ata që “kundërshtojnë regjimin e tyre”

Talebanët kanë ekzekutuar anëtarët e një grupi të rezistencës që lufton kundër sundimit të tyre të ashpër në Afganistan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është një video e filmuar dhe shpërndarë në bisedat grupore të talebanëve që thuhet se tregon një grup prej pesë luftëtarësh me sy të lidhur, të cilët i kanë duart e lidhura pas, para se të ekzekutohen nga anëtarët e talebanëve.


Në një lëvizje që i bën jehonë strategjisë së mediave sociale të ISIS-it, talebanët ndanë mizoritë e tyre në fushën e betejës për të përhapur frikën midis armiqve të tyre.

Luftëtarët e ekzekutuar thuhet se janë anëtarë të Frontit të Rezistencës Kombëtare (NRF), një grup i sapolindur që vepron kryesisht nga Lugina Panjshir në Afganistanin qendror.

Ndërkohë tregohen dy grupe burrash të ulur në një kodër me duart e lidhura pas shpine përpara se të qëlloheshin me pushkë automatike nga luftëtarët talebanë.

Luftëtarët dëgjohen duke bërtitur ‘Allahu Akbar’ dhe një burrë dëgjohet më vonë duke thënë ‘ndalo, ndalo’ pasi robërit bien përpara, me sa duket të vdekur.

Më vonë në video, një luftëtar taleban thotë se një nga viktimat është gjallë ndërsa ai në dukje lëviz, pastaj dy anëtarë të talebanëve fillojnë të qëllojnë mbi të.

Pamjet u bënë virale një ditë pasi talebanët thanë se forcat e tyre kishin vrarë të paktën 40 luftëtarë të NRF në përleshjet në Luginën e Panjshir. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Irani thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore dhe të ndërtojë bomba nëse ekzistenca e këtij vendi kërcënohet

Azia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori