YouTube do të shfaqë pesë reklama në vend të dy para fillimit të një videoje?
YouTube, platforma e ndarjes së videove në pronësi të Google, aktualisht po teston një veçori që shumë përdoruesve nuk do ta pëlqejnë.
Sipas disa përdoruesve në rrjetet sociale, gjatë muajit shtator, platforma e njohur ka zbatuar në heshtje një format të ri të shfaqjes së reklamave.
Përdoruesit që përdorin versionin falas të shërbimit dhe nuk kanë një abonim në YouTube Premium, në të ardhmen mund të detyrohen të shikojnë pesë reklama përpara se të fillojë videoja e tyre.
Ky lajm bëri jehonë pasi një numër përdoruesish filluan të ankoheshin në Twitter dhe Reddit. Ata theksojnë se u shfaqen pesë reklama në vend të dy, para se të lejohen të shikojnë videon në YouTube sipas dëshirës së tyre.
Për këtë çështje edhe YouTube ka publikuar një deklaratë zyrtare. Kompania thekson se situata me shfaqjen e pesë reklamave mund të shfaqet për përdoruesit e YouTube, me një format të caktuar reklamash të quajtur “bumper ads”.
Sipas kompanisë, këto reklama janë të shkurtra dhe zakonisht gjashtë sekonda të gjata. Fatkeqësisht, ato nuk mund të anashkalohen.
Aktualisht, jo të gjithë përdoruesve të YouTube Free shfaqen pesë reklama përpara fillimit të një videoje, që do të thotë se kompania po e teston këtë opsion me një grup të zgjedhur njerëzish.
Për momentin, shumica e përdoruesve të YouTube Free shohin dy reklama para fillimit të videos dhe nuk dihet se kur do t’u dorëzohet formati me pesë reklama për të gjithë përdoruesit e platformës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Google shton emoji audio në telefonata
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak