LAJMI I FUNDIT:

Tjetër rast i dhunimit në Kosovë – një vajzë raporton se është keqpërdorur seksualisht në motel

Tjetër rast i dhunimit në Kosovë – një vajzë raporton se është keqpërdorur seksualisht në motel
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e së enjtes njoftoi për dy raste të dhunimit.

Sipas njoftimit, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka raportuar në polici se dyshon që dikush ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij.

Ndërsa, rasti tjetër thuhet se ka ndodhur në Ferizaj dhe Prishtinë.


Policia bën të ditur se të mërkurën e 14 shtatorit, një vajzë ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke u joshur me para nga një i dyshuar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel.

“Ferizaj-Prishtinë NN-NN. Me 14.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër viteve ishte mashtruar duke  e joshur me para nga i dyshuari mashkull kosovar dhe ishte keqpërdorur seksualisht në një motel”, thuhet në raport.

Ndërsa, një gjë e tillë sipas saj ka ndodhur edhe para dy muajve. Pra, dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga i njëjti person.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Rasti i cili është hapur si “Dhunim”, është në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori