Pas përfundimit të procedurës disiplinore, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka vendosur që kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, për katër muaj t’ia ul pagën prej 30%”.
E njëjta, më 22 mars në Beograd kishte takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky vendim i KGJK-së, ishte marrë në seancën e mbajtur më 28 prill 2022 dhe është publikuar dje më 13 shtator 2022. Kurse, “Betimi për Drejtësi”, përmes burimeve të veta, qysh më 12 maj kishte raportuar se Stevanoviq ka arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, gjë e cila thuhet edhe në vendimin e publikuar tani nga KGJK.
Kryetarja Stevanoviq ka pranuar se ka bërë shkelje disiplinore kur ishte takuar me kryeministrin e Serbisë, shkelje këto të përcaktuara në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve si dhe Kodin e Etikës për gjyqtarë, ndër to është edhe kur:
“Kryen ndonjë funksion, detyrë ose shërbim, merr ndonjë përgjegjësi ose angazhohet në ndonjë aktivitet, kandidon ose zgjidhet në ndonjë funksion apo detyrë që është në kundërshtim me detyrat e gjyqtarit sipas Kushtetutës, ligjit për gjykatat dhe kodit të etikës profesionale për gjyqtarë” dhe “anëtarësohet në ndonjë subjekt politik, ose ndonjë organizatë tjetër politike, kërkon ose mban ndonjë post politik, kandidon ose zgjidhet në ndonjë post politik, apo angazhohet në ndonjë aktivitet politik”, sqarohet në vendim.
Tutje, thuhet se për panelin hetimor ka qenë jokontestuese që kryetarja Stevanoviq ka kryer shkelje, mirëpo si rrethanë lehtësuese është marrë pasi ajo më herët nuk ka pasur masë disiplinore dhe ka qenë e përkushtuar në funksionimin efektiv të gjykatës.
Kryetarja Stevanoviq, është pajtuar me uljen e pagës prej 30% si masë disiplinore.
Ndërsa, në vendimin e KGJK-së, pas aprovimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, është vendosure që të revokohet edhe vendimi i 24 marsit 2022, ku Stevanoviq ishte suspenduar nga pozita e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Ajo ishte kthyer në këtë pozitë, dy muaj pas suspendimit, dhe kishte raportuar për tremujorin e parë të 2022-ës, në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ndryshe, KGJK, ulje të pagës prej 30% për një periudhë prej 4 muajsh kishte bërë edhe për dy gjyqtare tjera të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijevic dhe Dragica Jakovljevic, pasi po ashtu të dyja kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Një vendim të tillë KGJK e kishte marrë me 23 qershor 2022 pasi kishte aprovuar marrëveshjen vullnetare për pranim të fajësisë të lidhur mes dy gjyqtareve dhe panelit hetimor, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje