LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi thirrja publike për subvencione për blerjen e trotineteve elektrike në Shkup

Përfundoi thirrja publike për subvencione për blerjen e trotineteve elektrike në Shkup
Foto: Ilustrim

Qyteti i Shkupit njofton se përfundoi thirrja publike për subvencione për trotinete elektrike. Aplikimi për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave është ende në vijim, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.

“Për trotinetet elektrike, mjetet të cilat i subvencionon Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30% të vlerës së një trotineti, por jo më shumë se 8.000.00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.

Në vijim është thirrja publike për subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave. Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.


Qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit që të përdorin biçikleta dhe trotinete elektrike, gjë me të cilën do të zvogëlohet ndotja e shkaktuar nga trafiku”, njoftojnë nga Bashkia e Shkupit.

Në seancën e fundit të Këshillit të Qytetit të Shkupit u miratua vendim për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e trotineteve elektrike dhe biçikletave. Me vendimin për herë të parë parashikohen subvencione për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, të cilët janë banorë të Qytetit të Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori