LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Ribeiro: Qeveria respekton lirinë e mediave dhe gazetarët kanë mbështetje të plotë

Kovaçevski – Ribeiro: Qeveria respekton lirinë e mediave dhe gazetarët kanë mbështetje të plotë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u takua me përfaqësuesen e OSBE-së për liri mediatike, Teresa Ribeiro, e shoqëruar nga shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja.

Në takim u konstatua se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur sa i përket lirive dhe të drejtave të mediave, në përputhje me standardet ndërkombëtare në fushën e mediave.


Është bërë e ditur se OSBE-ja ka bashkëpunim të rregullt, të hapur dhe parimor me institucionet e sistemit për të gjitha fushat që prekin liritë dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe fushën e medias.

Bashkë u vlerësua se media dhe sektori civil kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë, si dhe se liria e medias është çelësi i sigurisë dhe stabilitetit në çdo shtet. Në këtë drejtim, theksohet rëndësia e gazetarisë objektive dhe profesionale, si dhe e shërbimit publik cilësor dhe profesional, me qëllim të informimit të saktë, të paanshëm dhe në kohë, me rëndësi për qytetarët.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e sigurisë së gazetarëve.

Kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria është e vendosur të respektojë dhe zbatojë standardet evropiane në fushën e mediave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori