LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Kica-Xhelili i ndërroi qëndrimet e saj për reformën në drejtësi

Gërvalla: Kica-Xhelili i ndërroi qëndrimet e saj për reformën në drejtësi

Bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se deputetja Doarsa Kica-Xhelili e cila u largua nga kjo parti për t’iu bashkuar LDK-së i ka ndryshuar qëndrimet e saj për reformën në drejtësi.

“Të largohesh nga ky koalicion dhe të shkosh në një parti politike e cila që 20 vjet është e pranishme në pushtet dhe që reformën për drejtësi në një vit e gjysmë ky koalicion ka ndërmarrë shumë më tepër hapa drejt reformës në drejtësi, edhe drejt konkretizimit”, tha Gërvalla për Klan Kosova.

“Bashkëpartiakja i ka ndërruar qëndrimet e saj rreth refomës në drejtësi, sepse përndryshe nuk do të ishte e mundur të shkonte në një parti e cila përtej fjalëve boshe rreth drejtësisë gjatë më shumë se 20 vjetëve, ku ka qenë pjesë e pushtetit, nuk ka dëshmuar”, tha ajo.


Gërvalla-Schwarz nuk komentoi më shumë për motivet e largimit të ish-bashkëpartiakes së saj, por tregoi bisedën e fundit me të për reformën në drejtësi për të cilën Kica-Xhelili tha se ishte arsyeja kryesore e largimit të saj.

“Deputetja Kica-Xhelili nuk e di çfarë ka biseduar me kryeministrin apo me kryetarin e Vetëvendosjes, sepse unë nuk kam qenë e pranishme në ato biseda qëe mund t’i ketë zhvilluar ajo me të. Unë e di çfarë ka biseduar deputetja Kica-Xhelili në grupin tonë parlamentar dhe çfarë ka biseduar me mua si drejtuese e përkohshme e subjektit politik”.

“Nëse flasim konkretisht për reformën në drejtësi mua më kujtohet një bisedë që e kam zhvilluar me deputeten Kica-Xhelili. Ajo ka pasë dilema rreth momentit kur po votohet në Kuvend ideja e Byrosë, por më ka siguruar që ideja e Byrosë dhe reformat në drejtësi e kanë mbështetjen e saj të plotë. Kjo ka qenë biseda jonë e fundit dhe e para që kemi pasë rreth kësaj reforme”, tha Gërvalla.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori