LAJMI I FUNDIT:

Humbjet në fushën e betejës mund të ‘bindin’ Putinin që të përdorë armë bërthamore, thotë ish-zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s

Humbjet në fushën e betejës mund të ‘bindin’ Putinin që të përdorë armë bërthamore, thotë ish-zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s

Humbjet në fushën e betejës në Ukrainë mund të “bindin” presidentin rus Vladimir Putin që të përdorë armët bërthamore.

Ky është paralajmërimi që vjen së fundmi nga një ish-zëvendëssekretare e NATO-s.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Rose Gottemoeller, zëvendëssekretarja e përgjithshme e aleancës midis 2016 dhe 2019, vlerësoi arritjet e forcave të Kievit në kundërsulmin e tyre në rajonin e Kharkiv, por paralajmëroi se çfarë mund të nxisë liderin rus të bëjë si përgjigje.


Gottemoeller i tha programit radio BBC Today se duke parë se si “Putin dhe miqtë e tij janë sjellë gjatë kësaj krize”, frika e saj është se “ata (rusët) do të kundërpërgjigjen tani në mënyra vërtet të paparashikueshme që mund të përfshijnë edhe armë të shkatërrimit në masë”.

Kur u pyet nëse ajo donte të thoshte “ndonjë lloj të një sulmi bërthamor”, Gottemoeller u përgjigj, “po”, megjithëse duke theksuar se ajo besonte se kjo nuk do të përfshinte sistemet e tyre qendrore strategjike, raketat balistike ndërkontinentale [ICBMs] ose raketat e lëshuara nga nëndetëse që synojnë Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi qenë të shqetësuar që nga fillimi i kësaj krize me Putinin se ai mund të vinte në lojë për një sulm demonstrues bërthamor”, citohet të ketë thënë ajo të martën.

Kjo mund të jetë ose “një goditje e vetme mbi Detin e Zi, ose ndoshta një goditje në një strukturë ushtarake ukrainase”.

Në fillim të luftës, Newsweek kujton se ajo kishte thënë se kishte shqetësime se Rusia do të organizonte sulme false dhe do të bënte sulme biologjike ose kimike kundër objektivave ukrainas për t’i fajësuar Kievin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Amerika
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Botë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Amerika
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij britanik

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së zhvillon një bisedë telefonike me homologun e tij britanik

Botë
Kalo në kategori