LAJMI I FUNDIT:

Suspendohen tre zyrtarë policorë në Leposaviq e Graçanicë, pas rekomandimit të IPK-së

Suspendohen tre zyrtarë policorë në Leposaviq e Graçanicë, pas rekomandimit të IPK-së

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme, një në Leposaviq dhe një rast tjetër në Graçanicë.

“Informatat e para për rastin e në Leposaviq IPK i ka pranuar mbrëmë ku një dyshuar i arrestuar për veprën penale “Dhunë në Familje” ishte arratisur nga qendra e ndalimit të Stacionit Policor në Leposaviq.

Bazuar në informacionet e para i dyshuari pasi ishte dorëzuar nga zyrtarët policorë gjatë procedurës të vendosjes në dhomën e ndalimit ishte arratisur nga stacioni policor duke ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e IPK-së.


Më tej në njoftim thuhet se në lidhje me rastin ndaj dy zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar hetim me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria” dhe të njëjtit me rekomandim të IPK-së janë suspenduar.

IPK-ja në datën e njëjtë para mesnatës është njoftuar nga Policia e Kosovës se i dyshuari i arratisur është lokalizuar dhe arrestuar dhe se ndaj tij kanë vazhduar procedurat e mëtutjeshme për veprën që dyshohet të ketë kryer.

“Në rastin tjetër, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të stacionit policor në Graçanicë me dyshimin për veprën penale të lëndim i rëndë trupor.

Nga hetimet e deritashme lidhur me këtë rast ekziston dyshimi se zyrtari policor në gjatë shoqërimit në veturën zyrtare të një të dyshuari ka tejkaluar autorizimet e përdorimit të forcës duke i shkaktuar të njëjtit lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori