LAJMI I FUNDIT:

Jonida Vokshi pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Jonida Vokshi pjesë e Big Brother VIP Kosova?

Aktorja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Jonida Vokshi, ka ngritur shumë pikëpyetje në publik, ndërsa ka publikuar një video në llogarinë e saj të Instagram-it, duke iu përgjigjur telefonatës së Big Brother VIP Kosova.

Në storien e ndarë me më shumë se 400 mijë ndjekësit e saj, Vokshi ka lënë të kuptohet që mund të jetë pjesë e spektaklit gjigant, i cili po organizohet për herë të parë në Kosovë, veç se nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rolit që ajo mund të ketë brenda shtëpisë më të famshme në vend.


Ende nuk është zbuluar nëse aktorja e dikurshme e serialit “O sa mirë” bashkë me energjinë e saj pozitive, do të jetë pjesë e këtij spektakli si banore e shtëpisë, apo nëse ajo do të kontribuojë me mendimet e saj në panelin e opinionistëve të këtij formati.

Foto: Jonida Vokshi/Instagram

Madje, lartë e poshtë po përflitet se për publikun, Jonida Vokshi mund të paraqitet edhe në rolin e moderatores përkrah prezantuesit zyrtar të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamitit.

Gjithsesi, përgatitjet rreth Big Brother VIP Kosova janë drejt finalizimit, dhe mes pikëpyetjesh që priten të shuhen të shpejti, do të jetë edhe pjesa nëse Vokshi do të ketë ndonjë rol në këtë format televiziv apo thjesht e ka mbështetur si nismë, duke e ndarë me fansat e saj.

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori