Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka reaguar shumë mirë ndaj pyetjes së një gazetareje kroate për “nderimin” që i ka bërë Kisha Ortodokse Serbe, Vojisllav Sheshelit.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, presidenti serb pati një përplasje me një gazetare kroate, e cila e pyeti nëse marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë do të ndikoheshin nga fakti që Kisha Ortodokse Serbe i dha “urdhrin e nderit” të dënuarit për kriminel lufte Vojisllav Sheshel.
“Nga kush është shpërblyer? Nga një dioqezë. Epo çdo ditë i nderoni ata që vranë serbët, bëni filma për ta dhe nuk jeni aspak të ndjeshëm ndaj kësaj”, citohet të ketë thënë Vuçiq.
Ndërsa deklaratës së gazetares se Sheshel është kriminel i dënuar lufte, Vuçiq iu përgjigj: “Unë nuk jam as papë, as peshkop, as patriark, as asgjë tjetër dhe as që e mendoj të jem i tillë. Dhe në vendin tonë Kisha është shumë e pavarur në raport me shtetin. Nuk e di si është te ju kroatët, por ne jemi shumë krenarë për laicitetin e vendit tonë”.
Me këmbënguljen e gazetares që ai të shprehë mendimin e tij, Vuçiq tha se ka bërë pikërisht këtë.
“Nuk di çfarë të të them… Kaq më duhet të të them. Secili prej tyre ka të drejtë të marrë vendime si njerëz të lirë dhe shteti nuk është i përfshirë në këtë…”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak