LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Shkupit

Jep dorëheqje sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Shkupit

Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë së Shkupit, Gjoko Vellkovski largohet nga posti. Informacionin për dorëheqje ai e ka ndarë me publikun në profilin e tij në Facebook, në një postim në të cilin ka theksuar se kjo vjen pasi Antikorrupsioni ka kërkuar që ai të përcaktohet në njërën prej dy funksioneve që ka pasur, ndërsa ai ka shkruar se është i zhgënjyer nga potenciali i dobët i kryetares Danella Arsovska.

“Duke pasur parasysh se në këtë pozitë kam ardhur pasi më parë jam zgjedhur këshilltar në komunën e Çairit, që është vendi ku jetoj dhe ku kam edhe obligim të kontribuoj, kërkova nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të deklarohet për një gjë të tillë”.

“Këto ditë më njoftuan se do të duhet të zgjedh njërën nga ato dy pozita dhe mora vendim që të largohem nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Qytetit të Shkupit dhe t’i përkushtohem pozitës së këshilltarit ku jam zgjedhur nga qytetarët e Çairit. Këtë vendim e kam marrë për faktin se jam i zhgënjyer nga potenciali i dobët për punë dhe mosbashkëpunimi i kryetares Arsovska në realizimin e projekteve kapitale për Qytetin e Shkupit”, shkruan mes tjerash Vellkovski.


Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori