LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon figurën e bujshme trupore në kostum argjendi shkëlqyes në festivalin “Rock In Rio”

Rita Ora tregon figurën e bujshme trupore në kostum argjendi shkëlqyes në festivalin “Rock In Rio”

Rita Ora dukej e mahnitshme teksa bëri një performancë të mrekullueshme gjatë festivalit ‘Rock in Rio’ në Cidade do Rock të shtunën.

Këngëtarja, 31-vjeçare, tregoi figurën e bujshme me një veshje argjendi shkëlqyese me fije të lëshuara e doreza të ngjashme.


Ajo po ashtu veshi një palë këpucë me taka të ngjashme teksa kërcente në skenë e dhuronte spektakël.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Rita zgjodhi një grim në bronz, që ia theksonte tiparet e saj natyrale, ndërsa i kishte bërë flokët në model të valëzuar.

Rita Ora do të bëjë hapjen e një prej eventeve më të mëdha të sportit, “Rugby World Cup 2021”
Lexo po ashtu Rita Ora do të bëjë hapjen e një prej eventeve më të mëdha të sportit, “Rugby World Cup 2021”

Shfaqja e yllit vjen pas një koncerti që mbajti falas në Shqipëri të martën e kaluar.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Këngëtarja ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare përpara se të transferohej në Londër si fëmijë, por ajo e konsideron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj.

Superylli botëror u ngjit në skenën në sheshin Skënderbeu në Tiranë ku performoi 14 këngë në një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Veshja e saj u krijua nga stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

Në një moment të koncertit, Rita është parë fuqishëm duke qëndruar me njërën dorë pas shpine teksa ka ngritur me krenari flamurin shqiptar në ajër.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Biondja nisi eventin me këngën “Ritual”, për të vazhduar më pas me hitet e tjera si: “Hot Right Noë”, “Lonely Together” dhe “Anywhere”. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin

Rikthehet dyshja ikonike - Teuta Krasniqi dhe Naser Rafuna bashkë në serialin "Çka ka Shpija" - publikohet episodi ku shfaqet aktorja e njohur

Magazina
Kalo në kategori