LAJMI I FUNDIT:

Eurobasket: Italia eliminon Serbinë, kalojnë në çerekfinale edhe Polonia, Finlanda dhe Greqia

Eurobasket: Italia eliminon Serbinë, kalojnë në çerekfinale edhe Polonia, Finlanda dhe Greqia

Eurobasket 2022 ka vazhduar me ndeshjet e eliminimit direkt, ku nuk munguan ndeshjet e bukura, ndërsa tutje kaluan Italia, Polonia, Finlanda dhe Greqia.

Ndeshja e parë mes Polonisë dhe Ukrainës, u mbyll me rezultat 94:86.

Në tre çerekun e parë pamë një ndeshje të barabartë, ndërsa në çerekun e fundit polakët krijuan epërsinë për fitore.


Polonia do të luajë kundër kampionit aktual të Evropës, Sllovenisë.

Finlanda u kualifikuan në çerekfinale pasi mposhti Kroacinë me rezultat 94:86.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 45:43 për Finlandën. Fakti që këto dy skuadra janë të një cilësie të barabartë u vërtetua nga çereku i tretë, pas së cilës Finlanda kishte vetëm dy pikë epërsi dhe ishte e qartë se do të kishte dramë deri në fund të lojës.

Finlandezët dolën më mirë dhe fituan me meritë në fund.

Edon Maxhuni që luan për Finlandën ishte prej më të mirëve në fushë, duke realizuar 16 pikë.

Finlanda do të luajë kundër Spanjës, e cila eliminoi dje Lituaninë.

Në ndeshjen e tretë, Italia u kualifikuan në çerekfinale pasi mundën në mënyrë sensacionale Serbinë e favorizuar me rezultat 94:86.

Serbia e hapi shumë mirë ndeshjen ku çerekun e parë e fitoi me tetë pikë diferencë.

Epërsinë më të madhe e arritën në pjesën e parë në mesin e çerekut të dytë kur rezultati ishte 38:24.

Megjithatë, italianët u zgjuan dhe shkuan në pushim me një deficit prej vetëm gjashtë pikësh.

Serbia filloi të luajë mirë edhe në pjesën e dytë, por më pas italianët u kthyen furishëm dhe në fund të çerekut të tretë kaluan edhe kaluan në epërsi (66:63).

Në çerekun e fundit italianët luajtën shumë mirë dhe ishin në epërsi edhe me 10 pikë.  Në fund ata triumfuan me tetë pikë epërsi.

Më i miri ishte Marco Spissu me 22 pikë dhe gjashtë asistime. Italia do të luajë kundër Francës në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e fundit që ishte sot në orar, Greqia u kualifikuan në çerekfinale pasi mposhti Çekinë me rezultat 94:88.

Çereku i parë u mbyll me rezultat 20:20. Më pas Çekia mori iniciativën dhe arriti të kishte një avantazh prej katër pikësh para pushimit.

Grekët u zgjuan vetëm në çereku e fundit kur përmbysën rezultatin dhe arritën një fitore të madhe.

Më i miri për grekët ishte Giannis Antetokounmpo me 27 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

Greqia në çerekfinale do të luajë kundër Gjermanisë, e cila eliminoi dje Malin e Zi.


Çiftet çerekfinale do të luhen të martën dhe të mërkurën:

Gjermani – Greqi

Spanjë – Finlandë

Slloveni – Poloni

Francë – Itali


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori drejtimin e Man United

Premier League
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Kalo në kategori