LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët nderojnë viktimat e 11 Shtatorit

Amerikanët nderojnë viktimat e 11 Shtatorit

Amerikanët bënë nderimet e tyre për viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, sulmet më të këqija në historinë e SHBA-së, që tronditën thellësisht vendin dhe mbarë botën.

Një numër i madh njerëzish, të mbledhur në Nju Jork pranë muzeut mbresëlënës përkujtimor në Manhattan, mbajtën dy minuta heshtjeje për viktimat e sulmit në kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.


Në mesin e të mbledhurve ishte edhe zëvendëspresidentja, Kamala Harris, e cila dëgjoi një listë shumë të gjatë të emrave të viktimave.

Presidenti Joe Biden mori pjesë në një ceremoni në Pentagon, i cili ishte objektiv i një sulmi.

Saktësisht 2.977 persona u vranë në sulmin terrorist të Al Kaedës në Nju Jork dhe Uashington.

Dy aeroplanë u përplasën në kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, një i tretë goditi Pentagonin dhe një i katërt, i cili dukej se kishte për qëllim Kapitolin ose Shtëpinë e Bardhë, u rrëzua në një zonë të pyllëzuar në Shanksville, Pensilvani, pasi pasagjerët kundërsulmuan.

Askush nga katër avionët nuk mbijetoi. 10 vjet më vonë, në maj 2011, forcat amerikane vranë liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden në Pakistan, në një operacion të miratuar nga presidenti i atëhershëm Barack Obama. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori