Janë zbuluar edhe 60 raste të reja të filtrimit gjakut që janë bërë në Klinikën Zhan Mitrev gjatë pandemisë me pacientët e prekur nga Covid-19. Ishin 560 tani u bënë 620 raste të hemo filtrimit, dosjet e të cilëve akoma nuk janë elaboruar nga grupet e mjekëve të formuara për këtë çështje. Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë afatin edhe për 1 muaj që grupet të raportojnë mbi çdo rast para se ti dorëzohen Prokurorisë. Ministri Bekim Sali tha se asnjë institucion nuk do të nxitojë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
“Grupi punës, për shkak pushimeve dhe izolimit nga një pjesë e komisionit kishte ngecje, përkatësisht zbrazëtira në veprimtari. Edhe pse është organizuar që mos të varet njëri prej tjetrit, secili ka përgjegjësi për pjesë të çështjeve. Unë dhashë afat deri në fund të gushtit, por realisht nuk mundej brenda muajit ta kryejmë, unë shpresoj deri në mes apo fund të shtatorit do të kemi raportin përfundimtar nga një pjesë e shërbimeve shëndetësore”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.
Prokuroria ngriti hetim vetëm pasi u publikua reportazhi “Gjaku i papastër” i IRL, ndonëse paraprakisht denoncime për mashtrime ndaj Klinikës Zhan Mitrev kishte nga dhjetëra familje të pacientëve. Me rastin është angazhuar vet shefi i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, Gavrill Bubevski. Nga organi akuzës thonë se rasti është në fazë hetimore dhe akoma nuk është ngritur një akt akuzë, deri sa të vërtetohen dyshimet se ka bazë për të dorëzuar në Gjykatën Penale dosjen kundër Klinikës Zhan Mitrev.
“Për lëndën që keni treguar interes është në fazën e procedurës hetimore, në kuadër të së cilës prokurori publik përgjegjës është duke punuar intensivisht në sigurimin e dëshmive materiale”, shtuan nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit.
Më 12 gusht, organi akuzës pasi mori në pyetje pronarin Zhan Mitrev, i pati konfiskuar pasaportën si preventivë për mos arratisje. Ai dyshohet për veprën penale mashtrim, që sipas Kodit Penal mund të dënohet me gjobë parash ose kur vepra është e rëndë me pasoja në njerëz me dënim nga 1-10 vjet burg.
I gjithë ky skandal doli nga dokumentari i Laboratorit të gazetarisë hulumtuese IRL, të cilët 24 familje dëshmojnë se janë detyruar të paguajnë shuma të majme 12-25 mijë euro për trajtim të pacientëve nga infektimi i virusit korona, që më pas të ju vdesin nga infeksionet inter-klinike bakteriale, siç dyshohet të shkaktuara nga metoda e filtrimit të gjakut, gjë e cila u bë studim “eksperimental” pa dijeni të familjeve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!