LAJMI I FUNDIT:

Nuk i hapet parashuta, ushtari amerikan filloi të bie me shpejtësi si raketë – në çastin e fundit e hap parashutën rezervë

Nuk i hapet parashuta, ushtari amerikan filloi të bie me shpejtësi si raketë – në çastin e fundit e hap parashutën rezervë

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një parashutist i ushtrisë amerikane fillon të bie me shpejtësi të madhe në 15 sekondat e fundit, pasi nuk i hapet parashuta.

Incidenti ka ndodhur kur nga aeroplani transportues C-130 që po fluturonte mbi Itali u hodhën parashutistët, por që për fat të mirë askush nuk e pësoi, pasi parashuta rezervë iu hap në sekondën e fundit duke i mundësuar ushtarit shmangien nga lëndimi apo edhe më keq, transmeton Telegrafi.


Videoja është realizuar nga zona ku do të duhej të zbritnin” parashutistët – pra në Juliet të Italisë, ku edhe gjendet brigada e 173-të e forcave ajrore.

Videoja fillimisht është publikuar në TikTok, që zgjatë 22 sekonda, ku shihet se parashuta kryesore nuk i hapet ushtarit dhe fillon të bie me shpejtësi në drejtim të tokës sikur të ishte raketë.

Për fat të mirë në sekondat e fundit i hapet parashuta rezervë – që ia zvogëlon shpejtësinë e rënies dhe zbret pa ndonjë problem.

Ushtarët që kryejnë trajnime për parashutistë, e dinë se parashuta rezervë duhet hapur gjashtë sekonda pasi e kuptojnë që parashuta kryesore nuk hapet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori