LAJMI I FUNDIT:

Arsim Fetahu zgjedhet kryeshef ekzekutiv i “KRU Prishtina”

Arsim Fetahu zgjedhet kryeshef ekzekutiv i “KRU Prishtina”

Arsim Fetahu është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Nga gjithsej 40 pikë maksimale, Fetahu është vlerësuar me 28.3 pikë si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë.

Në vendimin e Bordit të Ujësjellësit thuhet se, kandidatët e pakënaqur me këtë vendim mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prishtina”, në afatin prej tetë ditëve nga dita e pranimit të këtij vendimi.


Tutje, bëhet e ditur se procesi i rekrutimit është monitoruar nga Projekti i Ambasadës Britanike (BDO) për emërimin në pozita të larta drejtuese.

Ndryshe, më 8 dhe 9 shtator janë mbajtur intervistat për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “KRU Prishtina”.

Përveç Fetahut, për këtë pozitë kandidatë ishin edhe Fadil Bejta, Luan Hoti, Selatin Retkoceri, Shaqir Rexhepi dhe Sokol Xhafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori