LAJMI I FUNDIT:

Nexhadi Jakupi: S`ka dëme, është djegur një llambë elektrike, është intervenuar në moment

Nexhadi Jakupi: S`ka dëme, është djegur një llambë elektrike, është intervenuar në moment

Drejtori I Klinikës për Kirurgji, Nexhadi Jakupi, i pyetur për zjarrin që ka shpërthyer para disa ditëve në një repart të klinikave, thotë se nga djegia e një llambe elektrike është shkaktuar tymi që është përhapur edhe në hapësira tjera.

Ai për “KlanM”, thotë se për shkaqe sigurie, pacientët janë evakuar dhe janë dërguar në hapësira të sigurta, kurse personeli ndihmës ka reaguar menjëherë duke parandaluar dëmet materiale.

“Gjatë natës është djegur një llambë elektrike, në hapësira ndihmëse të ambulancës dhe repartit në pjesën e poshtme të Klinikave Kirurgjike, më ç’rast është shkaktuar tym që është shpërndarë në hapësirat përreth dhe në një pjesë ku ka pasur pacientë. Pacientët janë larguar nga Reparti dhe ekipet ndihmëse të qendrave klinike kanë intervenuar dhe kanë ndërprerë tymin e shkaktuar nga djegia e llambës elektrike dhe me këtë është evituar përhapja e ndonjë zjarri apo dëmi tjetër. Përveç tymit që ka tymosur hapësirat përreth, dëme tjera nuk ka pasur”, deklaroi drejtori Nexhadi Jakupi.


Ai thotë mohon se është heshtur për këtë ngjarje, duke thënë se është intervenuar në moment dhe se nuk janë shkaktuar dëme materiale e as që ka pasur pasoja për shëndetin e pacientëve dhe personelit mjekësor.

“Në moment është intervenuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë shtrirje të madhe dhe nuk është shkaktuar ndonjë dëm material apo pasoja për jetën e pacientëve dhe personelit mjekësor”, thotë Jakupi./KlanM/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori