Shporta minimale në muajin gusht për një familje katëranëtarëshe ishte 48.234 denarë, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Prej atje shtojnë se edhe pse gjithnjë e më shumë punëtorë janë duke punuar, megjithatë nuk mund t’i sigurojnë produktet ushqimore bazë.
Sipas të dhënave të fundit, një familjeje që jeton në shtëpi prej 50 metrave katrorë dhe nuk posedon veturë, vetëm për produktet bazë i nevojiteshin 41.295 denarë, por me rritjen e inflacionit prej 16,8% kjo shumë shënoi rritje për 6.937 denarë. Në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë shpenzimet e materialeve të nevojshme për fillimin e vitit shkollor për një nxënës, për të cilin duhet të ndahen 6.000 denarë shtesë. Nga LSM-ja thonë se vetëm për ushqim nevojitet më shumë se një pagë minimale.
“Sipas të dhënave, vetëm për ushqim dhe pije ku janë përfshirë 63 produkte, të cilat nuk i shprehin nevojat e plota për ushqim, por i shprehin mundësitë, shprehitë dhe traditën në ushqim, ndërkaq vlera e të njëjtave nuk merret si mesatare, por si vlerë minimale, u nevojitën 18.324 denarë apo për 324 denarë më shumë se rroga minimale”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Edhe të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë thonë se kostoja e jetesës dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënojnë rritje në gusht në krahasim me muajin paraprak. Rritje më të madhe ka te buka, e cila vetëm në muajin gusht është rritur për 6.4%, ndërsa për një vit rritja e çmimit arrin deri mbi 44%.
“Rritje e indekseve të kostos së jetesës në gusht të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak është shënuar te buka dhe drithërat edhe atë për 6,4%, frutat e freskëta dhe të ftohta për 3,8%, te qumështi për 3,6%, mishi për 2,5% dhe te produktet e tjera ushqimore për 1.8%”, thonë nga ESHS.
Nga LSDM thonë se Qeveria po punon me përgjegjësi dhe përkushtim, sidomos në drejtim të tejkalimit të krizës energjetike.
“Çmimi i energjisë elektrike për përdoruesit përfundimtarë, përkatësisht për amvisëritë, do të vazhdojë të subvencionohet nga shteti në lartësi prej 80%. Krahas kësaj, po ndërmerren zgjidhje afatgjata për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe uljen e varësisë nga importi i rrymës. Me ndryshimet ligjore, çdo çati do të bëhet një mini elektranë, duke vendosur panele fotovoltaike, gjë për të cilën procedura është shumë e thjeshtësuar”, theksoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Kriza globale energjetike këtë dimër pritet të jetë ndër më të rëndat, e këtë e paralajmëron edhe Qeveria e RMV-së./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?