Pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës kanë shpëtuar sot një lopë, e cila kishte rënë në një pusetë.
Ndonëse i komplikuar, për shkak të terrenit të vështirë dhe nevojës për të hequr një gyp të betontë, operacioni, i cili ka zgjatur dy orë, është kryer me profesionalizëm nga zjarrfikësit dhe lopa është nxjerrë e gjallë dhe pa dëmtime.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes “Sofali” të Prishtinës.
Gjatë operacionit të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë.
Një qytetar ka treguar se pusetat në këtë pjesë të qytetit nuk janë të mbuluara dhe se paraqesin rrezik si për qytetarët ashtu edhe për kafshët që kalojnë atypari. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251