LAJMI I FUNDIT:

Romantike dhe të rehatshme: Çorape të holla argëtuese me detaje të ndryshme

Romantike dhe të rehatshme: Çorape të holla argëtuese me detaje të ndryshme

Motive të ndryshme simpatike të çorapeve najlon së shpejti do të sundojnë rrugët

Janë ideale në funde të ndryshme të shkurtra, fustane, por edhe në triko të cilat i veshim si tunikë të rehatshme.

Kryesisht janë me tone të errëta, mirëpo aty-këtu shfaqet edhe ndonjë model qumështi – çorapet najlon janë hit i vjeshtës në çizme grunge ose me ato me taka, transmeton Telegrafi.


Një triko e gjatë e thurur bëhet fustan me çorapet e duhura.

Zemrat i japin stilit një përshtypje romantike, janë të shkëlqyeshme me minifunde të ndryshme dhe me fustane të shkurtra.

Edhe pikat janë hit, posaçërisht në kombinim me pantallona lëkure shumë të shkurtra.

E zeza është shumë praktike, sepse i bën këmbët të duken më të gjata, ndërsa e bardha është eterike dhe shumë femërore.

Për dalje në mbrëmje duken të bukura çorapet najlon të zbukuruara me motive animale.

Vajzat ia dalin, kur bën ftohtë, janë kombinimet me çorape më të trasha.

Këmbët do të dekorohen bukur edhe me motive luksoze me lule.

Minifundet ishin një hit i verës dhe me najlon të tillë do të kaloni mirë edhe këtë vjeshtë.

/Telegrafi/