LAJMI I FUNDIT:

Qilimi i cili gëzoi dhe alarmoi botën!

Qilimi i cili gëzoi dhe alarmoi botën!

Qilimi “Plastic rivers” i brendit Gan me dizajn unik dërgon mesazh për alarm për shkak të ndotjes së lumenjve

Qilimi i punuar me dorë është një produkt jo serial që redukton mbetjet por as nuk i lë pas mbetjet! Është 100% i riciklueshëm.

Në një mënyrë unike Katalani ka estetizuar problemin e ndotjes së lumenjve dhe porosia është shumë e qartë në vetë dizajnin, por edhe në emrat e modeleve të veçanta – Gang, Yangtze, Niger, Indus.


Në fakt ata lumenj janë rrugë të rëndësishme ujore nga pjesë të ndryshme të botës, të cilat janë të ndotura me plastikë dhe me mbetje të tjera të materialeve, transmeton Telegrafi.

Qilimi Gang nga koleksioni “Plastic rivers”

Çdo qilim unifikon tri nuanca – të kaltrën, të gjelbrën dhe të kafenjtën – në mënyrë që të tregojë pamjen në lumenj dhe ambientin e tyre gjeografik nga perspektiva e zogut.

Çdo ngjyrë ka simbolikë plotësisht të qartë, simbolikë shumë të kuptueshme. Mirëpo, ky nuk është i vetmi aspekt i rëndësishëm i këtij koleksioni.

Domethënë, të gjithë qilimat janë të punuar me dorë në Indi nga fibra plastik PET qind për qind të ricikluara.

Qilimi Indus nga koleksioni “Plastic rivers”

Tekstura dhe butësia është shumë e ngjashme me leshin dhe janë jashtëzakonisht të qëndrueshme. Fijet plastike lejojnë lojën me dimensionet, lartësinë dhe gjerësinë, gjë që krijon një efekt tredimensional. Ashtu si terreni i vërtetë gjeografik.

Dizajneri tregon se me këtë projekt ka dashur të hapë një polemikë, pra të lejojë që dizajni të bëhet metaforë e të vërtetave të pakëndshme me të cilat bota duhet të përballet. Dhe të vërtetat e pakëndshme nuk duhet të fshihen nën qilim. Përkundrazi.

Qilimi “Plastic rivers” është fitues i çmimit NYC Design 2022

Këta qilima jashtë serikë nga marka spanjolle GAN janë të disponueshëm në forma dhe madhësi të ndryshme dhe, kur nevoja për to pushon në një moment, mund të riciklohen plotësisht. Në këtë mënyrë, kjo ide mori kuptim të plotë dhe me arsye – shumë çmime botërore. /Telegrafi/