LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë zbulon dy parcela me kanabis

SPB Tetovë zbulon dy parcela me kanabis

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje (08-shtator) rreth orës 09:00, në një parcelë në rrugën lokale Leshkë-Rataj, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 50 rrënjë kanabis.

Numri më i madh i bimëve ka qenë në një arë shtetërore, e disa prej tyre në arën fqinje të personit R.B.(26), i cili është thirrur për intervistë në komisariat pak më vonë.


Në koordinim me Prokurorin Publik rrënjët e bimëve janë marrë për ekspertizë.

Nga MPB thonë se rasti është duke u zbardhur.

Dje (08-shtator), gjithashtu rreth orës 17:30, në një parcelë në atarin e Negotinës së Pollogut, në zonën “Prapadishtë”, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë gjetur 130 deri në 150 rrënjë kanabis.

Në stacionin policor është thirrur pronari i parcelës, A.N.(56) nga Negotina, janë marrë disa rrënjë të bimës për ekspertizë, ndërsa të tjerët janë asgjësuar.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori