LAJMI I FUNDIT:

92 bashki dhe 6 rajone propozon PD për reformën territoriale në Shqipëri

92 bashki dhe 6 rajone propozon PD për reformën territoriale në Shqipëri

Anëtarët e Komisionit të reformës territoriale dhe ekspertët e Partisë Demokratike kanë bërë prezantimin e draftit të kësaj reforme në Grupin Parlamentar të kësaj force politike.

Në mbledhje kanë marrë pjesë vetëm deputetët që nuk janë rreshtuar me kryedemokratin Sali Berisha. Burime nga mbledhje bëjnë me dije se është propozuar një draft me 92 bashki dhe 6 rajone.

Ata kanë bërë disa propozime shtesë dhe sugjerime për ndryshime të cilat pasi të rishikohen nga ekspertët, secili prej deputetëve deri javën e ardhshme do të finalizojnë draftin që do t’i propozojë zyrtarisht Grupi Parlamemtar i Partisë Demokratike.


Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

Deputetët do të vijojnë diskutimet edhe gjatë kësaj jave dhe pritet që drafti final të miratohet nga Grupi Parlamentar të martën e javës së ardhshme, për të kaluar më pas në diskutimet publike dhe politike deri në 30 shtator.

Bashkitë e reja që propozohen nga PD përveç bashkive ekzistuese

-Bashkia Sukth

-Bashkia Fushë-Krujë

-Bashkia Farkë

-Bashkia Ndroq

-Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz

-Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër

-Bashkia Shpirag në qarkun Berat

-Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër

-Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan

-Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë

-Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier

-Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës

-Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë

-Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori