Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik Demush Shasha ka komentuar lëvizjet e fundit në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një shënimi në Facebook, Shasha thotë se largimi i znj. Kica-Xhelili nga LVV është njëra nga pasojat e kthimit të ngadalshëm të skenës politike të Kosovës në normalitet.
“14 shkurt 2021 ka qenë një zhvillim i jashtëzakonshëm i cili ka nxjerr nga shtrati i natyrshëm partitë politike në vend. Kjo vlen edhe për vet VV. Për shkak rritjes së saj të jashtëzakonshme ajo ka mbledhur rreth vetes edhe njerëzit të cilët në thelb nuk ndajnë mentalitetin dhe vlerat e VV-së”, ka shkruar ai.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik thotë se Kica-Xhelilin dhe LVV i ka bashkuar oponenca ndaj pushtetit të dikurshëm.
“Ata i ka bashkuar vetëm oponenca kundër pushtetit të atëhershëm. Tani në mungesë të atij pushteti, ata ngadalë fillojnë të kuptojnë se nuk e kanë vendin aty. Dhe ky është proces tërësisht i natyrshëm. Njëjtë siç edhe shumë qytetarët të cilët kanë votuar VV-në nuk ndjejnë më se qeverisja e VV-së e ka nderuar votën e tyre”.
Sipas tij pas “dallgës politike të 14 shkurtit” vendi po kthehet në ujëra më të qeta dhe partitë politike po kthehen në shtratin e tyre të natyrshëm.
Shasha thotë se partitë duhet të reflektojnë pse po ju largohen deputetët.
“Dy parti politike sot duhet të bëjnë pyetjes vetës. VV/GUXO pse njerëz po i largohen dhe PDK pse njerëz nuk po i afrohen. Kur pata shkru për znj. Grainca, u patën prek këta t’PDK-së. Tash po preken këta t’VV-së. Sidoqoftë, përtej emocioneve të tyre respektive, në të dy raste nuk gjykoj individët që largohen, por partitë të cilat kanë krijuar një mjedis të tillë ku deputetet nuk shohin më të ardhmen e tyre”.
Largimi i Kica-Xhelilit sipas Shashës nuk është thjesht një largim deputeti.
“Largimi i znj. Kica-Xhelili ngre pikëpyetje serioze për mjedisin politik i cili mbretëron brenda VV/GUXO. Këtë e them pasi që znj. Kica-Xhelili ka lënë një përshtypje të shkëlqyeshme në diskursin publik. Largimi i saj nuk është thjesht largimi i një deputeti, është largimi i një Deputeti me D të madhe”.
“Tani nëse vendosni këtë zhvillim në sfondin e fjalimit kritik të Kurtit ndaj deputetëve dhe ministrave piktura kompletohet. Diçka nuk është në rregull. Këtë tani edhe Kurti e di. Me largimin e znj. Kica-Xhelili tani e dimë edhe ne”, ka shkruar tutje drejtori ekzekutiv i Institutit Epik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje