LAJMI I FUNDIT:

Në takim me presidentin italian, Begaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi me njohje reciproke garanton paqe në Ballkan

Në takim me presidentin italian, Begaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi me njohje reciproke garanton paqe në Ballkan

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur të enjten me nderime të larta shtetërore homologun e tij italian, Sergio Mattarella.

Në konferencën e përbashkët për medie, Begaj, mes tjerash, falënderoi presidentin italian për mbështetjen që shteti italian ka dhënë për Kosovën për çështjet e sigurisë, liberalizimit të vizave, anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe dialogut me Serbinë.

Kjo e fundit, sipas tij, duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB dhe BE.


“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit prezencën e KFOR-it në Kosovë, si një prezencë që reflekton paqe dhe stabilitet. E falënderova presidentin Mattarella për mbështetjen që shteti Italian i ka dhënë Kosovës dhe theksova rëndësinë e vazhdimësisë së kësaj mbështetjeje, veçanërisht për çështjet e sigurisë, liberalizimit të vizave, atë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe vijimin e dialogut me Serbinë. Shqipëria mbështet dialogun Serbi-Kosovë dhe beson se formula e zgjidhjes e shprehur nga Presidenti Biden dhe kancelari Scholz, si ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve’, që rezulton në njohje të ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE është zgjidhja e duhur për të garantuar paqe të qëndrueshme në Ballkan”, tha ai, transmeton KP.

Ndërsa presidenti italian, Sergio Mattarella, tha se pa vendet e Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian nuk është i plotë.

“E kemi pritur me kënaqësi të madhe, arritjen e udhëtimit historik për hapjen e negociatave të Shqipërisë. BE me pak vonesë arriti të kalojë dhe të realizojë premtimin e dhënë shqiptarëve. Vende si Italia e kanë mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe shpresojmë që kjo të ecë shpejt me anëtarësimin në BE… E dimë mirë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është i plotë”, tha Mattarella.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori