Aksi rrugor nga Izvori deri te ura e qytetit të Dibërës ka një gjatësi afër 19 kilometra dhe mundëson lidhjen e Dibrës me Kërçovën, ndërsa shkurton rrugën nga 86 në 19 km. Po ashtu, kjo rrugë do të ringjallë edhe fshatrat që janë në këtë pjesë të vendit.
Afati për ndërtimin e rrugës Dibër-Kërçovë ishte deri në vitin 2015, por punimet janë zvarritur.
Në muajin maj ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski paralajmëroi se janë ndarë 20 milionë euro për ndërtimin e kësaj rruge, por pa dhënë afat deri kur do të përfundojë.
Aleksandër Zdraveski, udhëheqës i punimeve për “TV21” tha se kanë arritur të realizojnë vetëm kilometrin e parë të trasesë, për shkak të vështirësive që kanë hasur në një pjese të vështirë të malit.
“Punimet po zhvillohen në disa segmente. Segmenti i parë prej 1km e 200,300 deri në 890 këtu, d.m.th. 1 km e diçka, janë zhvilluar me ngecje të vogla, pastaj vazhdimi. Problem më të madh kemi pasur minimin e këtij mali me një thellësi 20 metër, këtë pjesë e kemi kaluar, pjesa tjetër është Zemjan, Masi dhe është depërtuar deri në nivelin e shtratit“, tha Aleksandër Zdraveski, udhëheqës i punimeve.
Në këtë rrugë punojnë 4 kompani, ndërsa kompania nga Kërçova ka për realizim vetëm 5 km nga Izvori, 14 km të tjera i realizojnë kompani të tjera, të cilat sipas informacioneve po punojnë në anën tjetër.
Nga Ndërmarrja Publike ”Rrugët Shtetërore” i thanë se po punohet intenzivisht nga të dyja anët dhe se janë realizuar 23% të punimeve, ndërsa afati për përfundimin e së njëjtës është deri në nëntor të vitit 2023.
“Për ndërtimin e rrugës rajonale R2246, konkretisht segmentin Izvor (kryqëzimi me A2) deri në Urën e Qytetit-Dibër, ju njoftojmë se punimet ndërtimore janë në vazhdim e sipër. Ndryshe gjatësia e segmentit Izvor- Ura e Qytetit është 19 km, për të cilin nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore janë siguruar 23,74 milionë euro. Afati i planifikuar për ndërtimin e këtij seksioni është nëntori i vitit 2023. Aktualisht po punohet për pastrimin e trasesë, gërmimin e punimeve tokësore dhe ndërtimin e argjinaturave, punimet e betonit, tombinave etj. Deri në këtë janë zhvilluar 23% të realizimit të punimeve të ndërtimit”, thonë nga Ndërmarrja Publike ”Rrugët Shtetërore”.
Kur bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore që lidh Dibrën me qytete të tjera të vendit, Hekuran Duka kryetarë i Komunës së Dibrës tha se përfundimi i rrugës Dibër-Kërçovë ka një domethënie shumë të madhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të saj, si dhe si dhe lidhja e Dibrës me korridorin 8 e cila ju mundëson dibranëve lidhje me Gostivarin, Tetovën dhe Shkupin e nëpërmjet së cilës ata komunikojnë edhe me qytete të tjera të vendit./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze