Partia Guxo po mban Kuvendin e parë zgjedhor, në të cilin do të konstituohen organet dhe statuti i saj. Aty u bë thirrje për bashkim dhe u tha se ata që dëshirojnë të devijojnë vullnetin politik përmes formave jo legjitime e kanë të pamundur.
Zëvendësministrja Donika Gërvalla tha se Guxo është parti e evropiane, bashkëkohore dhe e lidhur me historinë e traditën e vendit.
Gërvalla tha se Guxo është partia ku njerëzit punojnë me njëri-tjetrin dhe jo kundër njëri-tjetrit.
“Çfarë është partia Guxo? Me pak fjalë do të merrja guximin ta përshkruajë si parti evropiane, parti bashkëkohore, megjithatë parti e lidhur me historinë dhe traditën e vendit tonë, me fokus të veçantë në barazinë mes gruas dhe burrit, vajzave dhe djemve jo vetëm në familje por edhe në profesion e shoqëri, parti ku bizneset dhe ekonomia në përgjithësi, arsimi dhe shëndetësia, por edhe të gjitha sferat e rëndësishme të jetës gjejnë gjithmonë derën e hapur për të kërkuar zgjidhje. Parti ku njerëzit punojnë me njëri-tjetrin dhe jo kundër njëri-tjetrit”, tha Gërvalla.
Gërvalla bëri thirrje për bashkim për çka tha se ne këtë mënyrë qëndrojnë të fortë dhe të pathyeshëm.
“Më lejoni të ju sjell në mendje skenën historike kur Skënderbeu në prag të vdekjes thërret djalin e tij Gjonin, dhe i jep një tufë thuprash dhe i thotë të lutem thyej, dhe Gjoni i vogël nuk mund t’i thyejë thuprat sepse janë të gjithë së bashku, kur fillon t’i ndajë thuprat një nga një atëherë i thyen me lehtësinë më të madhe. Prandaj thuprat një nga një mund t’i thyesh or jo të gjitha së bashku, asnjëherë dhe prania juaj në këtë sallë tregon se jemi të gjithë së bashku”, tha ajo.
Gërvalla kujtoi angazhimin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, pastaj Vjosa Osmanin pa angazhimin e së cilës ka thënë se historia do të ishte ndryshe.
Ajo përmendi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për çka ka thënë se ata që ju bashkuan do të mbetën pjesë e ndërgjegjes kolektive dhe pjesa më e ndritur e sakrificës.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se me Vjosa Osmanin presidente dhe Albin Kurtin kryeministër është kthyer dinjiteti i Kosovës në sytë e botës.
Ai tha se Guxo do të jetë në skenën politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore dhe sipas tij ata që dëshirojnë t’i dobësojnë e kanë të pamundur.
“Guxo në skenën politike kosovare nuk vetëmjaftohet me kontribuon e 14 shkurtit. Ne besojmë se do të jemi në skenën tonë politike edhe në proceset e ardhshme zgjedhore një arrë e fortë dhe jo lehtë e thyeshme dhe do të jemi kontribuues i vijimësisë. Jemi garancia që ne nuk jemi ata, që në asnjë rrethanë, sikurse që është tregimi i hershëm i kohës së Skënderbeut që dikush të thyejë një nga një thuprat, por të gjithë bashkë në kuvend madhështor përçojmë mesazhin tek të gjithë ata që dëshirojnë që përmes formave jo legale, jo legjitime të devijojnë vullnetin politik, e kanë të pamundur për shkak se ne jemi bashkë dhe do të vazhdojmë të respektojmë kontratën me qytetarët”, tha Peci.
Ky është Kuvendi i parë zgjedhor i Guxo, i cili do të konstituojë organet dhe statutin e kësaj partie.
Me gjithë raportimet se deputetja Doarsa Kica-Xhelili është larguar përfundimisht nga kjo parti, Guxo ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova