LAJMI I FUNDIT:

Pesë herë brenda 30 minutave mund ta redaktoni tekstin në Twitter

Pesë herë brenda 30 minutave mund ta redaktoni tekstin në Twitter

Funksioni fillimisht do të jetë i disponueshëm për abonentët e Twitter Blue në Zelandën e Re.

Twitter njoftoi javën e kaluar se më në fund do të prezantojë një buton për të redaktuar tweet-et, të cilin përdoruesit e kanë kërkuar që nga publikimi i aplikacionit.

Edhe pse e dinim që shërbimi do të lejonte redaktimin e tweet-eve deri në 30 minuta pas publikimit, tani mësojmë se përdoruesit do të jenë në gjendje të bëjnë deri në pesë modifikime, siç raportohet nga TechCrunch.


Një shqetësim legjitim për redaktimin e tweet-eve është se përdoruesit mund të ndryshojnë përmbajtjen e një tweet-i pasi ai të qarkullojë gjerësisht, duke ndryshuar ndjeshëm kuptimin e tij. Më pas mund të keqpërdoret për të përhapur dezinformata, mashtrime dhe më shumë, theksojnë ekspertët.

Kufiri i pesë modifikimeve në një tweet mund të jetë një mënyrë për të parandaluar një abuzim të tillë, megjithëse Twitter vuri në dukje se numri i modifikimeve mund të ndryshojë, bazuar në të dhënat e përdoruesve që kompania mbledh aktualisht.

Tani është konfirmuar se do të nisë në Zelandën e Re në fund të këtij muaji, dhe sapo kompania të mësojë më shumë se si po përdoret, Twitter Blue do të shpërndahet edhe për përdoruesit në Australi, Kanada dhe SHBA. Deri më tani, shërbimi i abonimit është i disponueshëm vetëm në këto katër vende. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për ChatGPT dhe pse ky është një kërcënim për Google

Gjithçka që duhet të dini për ChatGPT dhe pse ky është një kërcënim për Google

Teknologji
Kalo në kategori