LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Sllovenisë nis vizitën në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Presidenti i Sllovenisë nis vizitën në Kosovë, pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas takimit me presidenten Osmani, presidenti slloven do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.


Në orën 16:00 ndërkaq është planifikuar të mbahet një konferencë për media.

Vizita e tij në Kosovë vjen para mbajtjes së Samitit Brdo-Brijuni që do të mbahet në Slloveni të hënën tjetër.

Para vizitës në Prishtinë, Pahor ishte në Beograd. /Telegrafi/