LAJMI I FUNDIT:

Ministri Krasniqi dhe drejtori i NDI-së për Evropë flasin për projektet dhe zhvillimin në nivelin lokal

Ministri Krasniqi dhe drejtori i NDI-së për Evropë flasin për projektet dhe zhvillimin në nivelin lokal

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim drejtorin e NDI-së për programet në Evropën Qendrore dhe Jugore, Robert Benjamin dhe drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin ekonomik lokal, iniciativat ligjore, programet e MAPL-së, duke u fokusuar tek grupet e margjinalizuara dhe komunitetet, si dhe fuqizimin e barazisë gjinore në nivelin lokal.


Ministri Krasniqi, gjithashtu nënvizoi edhe çështje të tjera përmes së cilave mund të ketë bashkëpunim në mes të MAPL-së dhe NDI-së në të ardhmen dhe i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të NDI për institucionet e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Benjamin falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për MAPL-në dhe nivelin lokal, duke u fokusuar në iniciativat të cilat mbështesin grupet e margjinalizuara dhe demokratizimin në nivelin lokal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori