Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka mohuar të ketë lidhje me ndonjë parti politike, veçanërisht me atë të PDK-së
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk është njeri dhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ashtu siç është akuzuar.
Në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Jasharaj ka thënë se nuk merr pjesë fare në votim as në zgjedhjet lokale e as në ato qendrore.
“Për besë nuk jam i PDK-së, por t’iu them të vërtetën gjatë angazhimeve të mia si kryetar, kam pasur takime me të gjithë kryeministrat, kam pasur përplasje më të gjithë, por shpreh respektin për të gjithë ata që kanë bërë diçka për anëtarësinë e SBASHK-ut”, është shprehur ai.
Kur pyetet se a ka pasur ndonjëherë librezë të PDK-së, Jasharaj e ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se nuk i përket asnjë partie politike.
“Asnjëherë nuk kam pasur librezë të PDK-së. Po të isha aq mik sa disa po mundohen të më paraqesin, fëmijët e mi do të ishin në punë dhe madje do të zgjedhnin punën, fatkeqësisht ata janë të papunë dhe këtë e di e gjithë lagjja, e gjithë qyteti, dhe pretendimet e tilla po të ishin të sakta do ta pranoja me cilëndo parti shqiptare sepse nuk është mëkat, por nuk jam me PDK-në, LDK-në, as me Aleancën e as me Vetëvendosjen, jam me të gjithë ata që do të bëjmë një lëvizje pozitive në shërbim të arsimit”, shtoi ai.
Teksa është kritikuar për marrëveshjen e vitit 2017-të midis SBASHK-ut dhe krerëve të koalicionit PDK, AAK dhe Nisma, të cilët kishin nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me sindikatën e arsimit, ku parashihej rritja e pagave për sektorin publik, Jasharaj ka thënë se letrat dhe kërkesat e njëjta ua kishin dërguar të gjitha partive politike që në atë kohë garonin për të fituar votën e qytetarëve.
“Në atë kohë po flas si SBASHK dhe doktor Syla u kemi dërguar letra dhe kërkesa të njëjta të gjitha subjekteve politike që po garonin për të fituar votën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës atëherë jemi ftuar nga Pani që po u thonë tash dhe ne nuk kemi bërë marrëveshje të fshehta kanë qenë të gjitha mediat, dhe kjo është një histori e kaluar dhe atë fotografi mund ta qesin sa herë të duan, ka qenë publike”, ka thënë Jasharaj.
“Të njëjtat letra e kërkesa ua kemi bërë të gjitha subjekteve politike ngase në fushata zgjedhore të gjithë kanë fjalë të mëdha, dhe kjo marrëveshje pastaj na ka shërbyer”, shtoi ai.
Ndryshe, analisti Ylli Hoxha, e ka konsideruar Jasharajn si bashkëpunëtor të PDK-së dhe Kadri Veselit (ish-kryetar i kuvendit të Kosovës).
“Në emisionin e fundit kam qenë kritik ndaj tij e kam konsiderua bashkëpunëtor të PDK-së dhe Kadri Veselit, nuk tërhiqem nga ajo dhe kam sugjeruar që të shkoj në sindikatën e pensionistëve”, ka thënë Hoxha.
“Mendoj që ka korrur sukses se kërkesën për 100 euro e ka nxjerr për 50 euro për të gjithë sektorin publik, sukses i padiskutueshëm. E ka detyrua qeverinë te ekzekutoj pagat. Për Rrahman Jashari dhe sindikata e arsimit kanë arritur sukses për të i duartrokitur si sindikalist. Ai ka hyrë në grevë dhe ka arritur ta mbaj atë. Por burrnia më e madhe është të di të dal dhe tani do të ishte koha e duhur që ai t’i marrë të gjitha rezultatet parasysh”, shtoi ai.
Po ashtu sipas Hoxhës, “Jashari dhe krejt SHBASHK-u mund të jenë të afërt me PDK-në por PDK nuk është shpallur organizatë kriminale”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Limani paralajmëron edhe një çerdhe të re në Gostivar
Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin: Herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij