Transportonte drogë në një bunker të kamufluar në automjet-furgon, arrestohet nga antidroga e Policisë së Kosovës

Me datën 05.09.2022 rreth orës 10:00, hetuesit e Sektorit qendror të antidrogës në Prishtinë pas një pune hetimore dhe punës operative në teren kanë arritur deri tek informacionet relevante, ku dyshohej se një person është në posedim, gjegjësishtë është duke bërë transportimin e një sasie të substances narkotike të llojit “Marihuanë” me automjet.
Menjëherë janë ndërmarr veprime të nevojshme dhe personi i dyshuar shtetas shqiptar është takuar në rrugën Prizren-Prishtinë, në afërsi të Komoranit me automjetin-kombi (furgon) Mercedes ngjyrë të bardhë. Njësitet policore dhe ato të antidrogës në bashkërendim, konkretisht NjKA (Njësia e Kontrollit të Autostradës) ka ndaluar automjetin e lartcekur kombi (furgon) afër rrethit të autostradës në hyrje të Fushë Kosovës. Është kryer kontrolla fillestare nga zyrtarët e trafikut dhe pas dyshimeve të ngritura është bërë një kontrollë më e detajuar nga hetuesit e Sektorit qendror të antidrogës ku është arritur të zbulohet një bunker (vend i kamufluar për narkotikë) në pjesën e prapme të ulëseve, ku në brendi të saj (bunkerit) kishte narkotikë të dyshuar të llojit Marihuanë.
Me urdhër të prokurorit, automjeti-kombi (furgon) është dërguar për kontrollë më të detajuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, dhe nga bunkeri janë nxjerr dhe sekuestruar dymbëdhjetë (12) paketime të plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Gjithashtu, si dëshmi nga i dyshuari janë sekuestruar: 60.450 Lekë Shqiptar, 329 euro, 250 funta të Anglisë si dhe dy telefona celuar Nokia me sim kartelë të Kosovës, kurse një Iphone me sim kartelë të Shqipërisë.
Pas matjes së dymbëdhjetë (12) paketimeve me narkotikë pasha e tyre ka rezultuar të jet: tetë (8) kilogram e 740 gramëve.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e antidrogës ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme.
Gjithashtu, sot në një operacion tjetër policor të antidrogës në Prizren me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar një bastisje me që rast është arrestuar një person i dyshuar i cili ndodhej në kërkim, si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për procedurë ligjore.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis po zhvillohet dhe do të zhvillohet ndaj atyre që merren me abuzimin e substancave narkotike apo drogave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Nis rikonstruksioni i rrugës së Komanit, banorët: E kemi pritur prej vitesh këtë ditë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja