LAJMI I FUNDIT:

Lëre që u ngjit në ndërtesën më të lartë në Britani, por edhe bëri selfie nga maja e saj – arrestohet nga policia 21-vjeçari

Lëre që u ngjit në ndërtesën më të lartë në Britani, por edhe bëri selfie nga maja e saj – arrestohet nga policia 21-vjeçari

Një i ri që është parë duke u ngjitur sot në rrokaqiellin The Shard në Londër, është një alpinist që deri më sot ka arritur të ngjitet në disa prej ndërtesave më të larta në botë.

Adam Lockwood, 21-vjeç, besohet se me sukses është ngjitur këtë mëngjes në ndërtesën më të lartë në Britani, ku sikur kjo të mos mjaftonte, bëri një selfie në maje të saj, transmeton Telegrafi.

Ekipet emergjente ishin ftuar të dalin në vendin e ngjarjes, pas raportimeve se dikush ishte ngjitur në The Shard.


Policia britanike ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, përfshirë këtu 21-vjeçarin që akuzohet për hyrje në pronë private pa leje.

Dy të arrestuarit e tjerë akuzohen se kanë shkaktuar kaos dhe rrezikim jete. Që të tre janë dërguar në paraburgim dhe shpejt pritet të përballen me drejtësinë. /Telegrafi/