LAJMI I FUNDIT:

Kompani të ndryshme dhe jo vetëm, po vazhdojnë të bëjnë postime me një fjalë në Twitter

Kompani të ndryshme dhe jo vetëm, po vazhdojnë të bëjnë postime me një fjalë në Twitter

Nëse keni qenë duke kërkuar nëpër Twitter ditëve të fundit, mund të jeni habitur kur keni parë disa kompani që postojnë cicërima në dukje “të fshehta” me vetëm një fjalë.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjithçka filloi kur kompania amerikane e trenave Amtrak postoi aksidentalisht në Twitter fjalën “trenat” të enjten në mbrëmje.

Tweet-i kishte fituar dhjetëra mijëra pëlqime dhe shumë e shumë retweet, pasi “përdoruesit e djallëzuar” të Twitter-it vunë re një gjë të tillë.


Kështu, duke mos dashur të humbisnin një mundësi për vetëpromovim, një numër kompanish u hodhën në lëvizje dhe bënë postime të ngjashme në Twitter, duke nisur një trend viral.

Madje atyre iu bashkua edhe lideri kryesor botëror – dhe jo vetëm.

Presidenti i SHBA Joe Biden mori një pushim nga orari i tij i ngjeshur si udhëheqës i botës së lirë për të postuar në Twitter fjalën “demokraci” – diçka që ai ka frikë se është nën kërcënim në SHBA për shkak të “ideologjisë ekstreme” të Donald Trump dhe mbështetësve të tij.

Disa përdorues të Twitter-it do të ishin habitur kur legjenda e kriketit Sachin Tendulkar iu bashkua argëtimit duke postuar thjesht emrin e sportit të tij të preferuar.

Washington Post, një nga mediat më të respektuara të lajmeve në SHBA, tregoi anën e saj më të lehtë, ndoshta më qesharake, kur postoi në Twitter fjalën “lajm”.

Ekipi i mediave sociale në NASA postoi diçka nga kjo botë kur ata dërguan fjalën “univers” për më shumë se 61 milionë ndjekësit e tyre.

Këto nuk do të jenë të vetmet kompani, apo ndoshta edhe liderë botërorë, që do të marrin pjesë në këtë trend – prandaj argëtohuni duke i vënë re ato! /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Zyrtare: Apple e blen Beats Music për 3 miliardë dollarë

Zyrtare: Apple e blen Beats Music për 3 miliardë dollarë

Kalo në kategori