LAJMI I FUNDIT:

Varka filloi të fundosej në Atlantik, braziliani u hodh në frigorifer ku qëndroi për 11 ditë – momenti i shpëtimit të tij

Varka filloi të fundosej në Atlantik, braziliani u hodh në frigorifer ku qëndroi për 11 ditë – momenti i shpëtimit të tij

Një peshkatar pati një shpëtim të mrekullueshëm pasi mbijetoi 11 ditë në një frigorifer në të cilin u ngjit kur varka e tij filloi të fundosej në Atlantik.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Romualdo Macedo Rodrigues, 44 vjeç, u largua nga Oiapoque, shteti Amapa, Brazili verior në fund të korrikut në një varkë prej druri të gjatë rreth shtatë metra për të shkuar në Ilet la Mere.


Siç bëhet e ditur, ai planifikoi të kalonte disa ditë duke peshkuar, por varka e tij filloi të “thithte ujë” gjatë udhëtimit të tij dhe u fundos.

Në përpjekje për të mbijetuar, 44-vjeçari u ngjit në një frigorifer që kishte në bord.

Rodrigues e kaloi kohën e tij pa ushqim dhe ujë dhe beson se ai humbi rreth pesë kilogramë gjatë 11 ditëve.

Ai tha: “Ajo që më shqetësoi më shumë ishte etja. Ky frigorifer, për mua, ishte Zoti. Një mrekulli”.

Pamjet e marra më 11 gusht tregojnë momentin kur ai u shpëtua, 450 kilometra nga vendi ku varka e tij u fundos.

I dehidratuar, i çorientuar dhe me rroba të grisura, burri gjithashtu ishte goditur nga dielli dhe iu lut shpëtimtarëve të tij për një pije.

Duke folur për përvojën e tmerrshme për mediat lokale, ai tregoi: “Mendova se do të sulmohesha nga peshkaqenë sepse ka shumë të tillë në det të hapur”.

Ndërsa oficeri i policisë Luis Carlos Porto tha: “Ai ishte shumë i dobësuar, por me humor shumë të mirë. Plagët që kishte në trup, të cilat kishin lidhje me diellin, tashmë ishin shumë më mirë”.

Ai tregon se kishte probleme me shikimin për shkak të nxehtësisë së tepërt, kripës dhe dritës, por ishte shumë i qetë dhe me shëndet të mirë.

Por sprova e Romualdo nuk kishte mbaruar me kaq.

Pasi varka u kthye në breg, atij iu dha ndihma e parë dhe më pas u arrestua në Surinam për mungesë dokumentesh.

Mësohet se më pas ai kaloi 16 ditë në një burg në Paramaribo.

Makthi i tij më në fund përfundoi kur ai u kthye në vendin e tij me një aeroplan.

I gëzuar, Romualdo e përshkroi atë si ‘ditën më të rëndësishme’ të jetës së tij dhe tha: ‘Kam lindur përsëri’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori