LAJMI I FUNDIT:

Çifti gjerman humb në gjirin e Anglezit, gjenden pas tre orësh në Karaburun

Çifti gjerman humb në gjirin e Anglezit, gjenden pas tre orësh në Karaburun

Një çift gjerman ka lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur në gadishullin e Karaburunit.

Shtetasit nga Gjermania dyshohet se kanë humbur rrugën në afërsi të gjirit te Anglezit gjatë mesditës së kësaj të enjte.


Delta Forcë dhe ADZM janë vënë në lëvizje për gjetjen e tyre.

Mësohet se pas tre orësh kërkim nëpër zonat e thella mbi gjirin e Anglezit në Karaburun, Delta forcë dhe Zonat e mbrojtura kanë mundur të gjejnë në gjendje te mirë shëndetësore çiftin gjerman.

Ata janë duke u shoqëruar nga forcat Delta në ambientet e këtij reparti.