LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria kthen sytë nga energjia diellore

Shqipëria kthen sytë nga energjia diellore
Foto: Ilustrim

Në kushtet kur i gjithë globi po përballet me sfidën e krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve në mënyrë të papërballueshme, Shqipëria po shikon gjithnjë e më shumë drejt energjisë së prodhuar nga dielli.

Aktualisht në vend sasia e prodhuar nga panelet fotovoltaike kap shifra të papërfillshme në raport me nevojën për energji, por qeveria synon që shumë shpejt kjo lloj energjie të zërë një vend të rëndësishëm në totalin e energjisë së prodhuar dhe nevojave që ka vendi.

Zv/ministri i Energjisë Ilir Bejtja thotë se synohet qe deri në 2023 të prodhohet deri në 500 megavat/orë, nga 30 që prodhohet aktualisht.


“Kemi dhënë deri tani licenca për zhvillim, mbi 400 megavat fuqi të instaluar. 240 mega i ka voltalia, 100 mega i kanë nja dy kompani të tjera , ka rreth 22-23 licensa që janë me kapacitet të mesme ose të vogla. Dhe jemi duke vazhduar. Është iniciativë private. Përveç voltalias që ka 50 % prodhim marreveshje me shtetin, të tjerat prodhojnë në treg. Projekti është që të paktën 500 megavat duhet të jenë te instaluar në 2023, çka do të thotë që gjatë ditëve, rreth 40-50% e energjisë të jetë e prodhuar nga fotovoltaik”.

Për të plotesuar nevojat, prodhimi duhet të rritet me disa herë.

“Ne kemi nevojë për diku rreth 1200-1300 në ditët e nxehta të verës apo në ditët e ftohta të dimrit 1200-1300 megavat në orë energji”.

Me panalet fotovoltaik prodhohet në fazat kur kërkesa për energji është më e madhe dhe ku çmimi i saj është më i lartë. Sipas ekspertëve, kjo ndihmon në ruajtjen e rezervave hidrike për prodhimin e energjisë./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori